John Stones “refuzon” Arsenalin dhe Chelsea-n. Anglezi zgjedh destinacionin surprizë
27 Korrik 2026 16:14 Telesport John Stones është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato. Qendërmbrojtësi anglez ka përfunduar si lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Manchester City-n në fund të sezonit të kaluar dhe nuk pati një rinovim. Për qendërmbrojtësin 32-vjeçar ka interes të madh në Premier League nga ekipet rivale të Manchester City si Arsenal, Chelsea e Tottenham, por edhe nga ekipe të tjera në ligat elitare. Ndërkohë, Gianluca Di Marzio zbulon se qendërmbrojtësi anglez është pranë transferimit te Juventus. Drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” dhe përfaqëusesit e mbrojtësit janë duke diskutuar detajet e fundit të marrëveshjes dhe deri tani çdo gjë është në rrugën e duhur.
Burimi:
telesport.al