Toto Wolff paralajmëron pilotët e tij: E njoh më mirë se kushdo, Hamilton është rivali kryesor për titull
15 Qershor 2026 10:47 Telesport Lewis Hamilton e udhëhoqi Ferrari në shkallën më të lartë të podiumit në Barcelonë, duke siguruar fitoren e tij të parë me “kokëkuqen” që kur mbërriti në Maranello një vit e gjysmë më parë. Pavarësisht kalimit të tij në të kuqe, Toto Wolff mbetet një nga admiruesit më të mëdhenj të Hamilton: “Gjithmonë kam thënë se kur nuk fitojmë, dua që Lewis të fitojë. Jam i lumtur për të dhe për Ferrari”. Më tej, menaxheri i Mercedes ka paralajmëruar Antonelli e Russell në lidhje me garën për titull: “Absolutisht që Hamilton është kandidati kryesor. Ai është i shpejtë dhe ka forcë të jashtëzakonshme mendore. Kam punuar me të për 12 vjet, kështu që e njoh mirë.” Drejtori i ekipit Mercedes...
Burimi:
telesport.al