“Jamal Musiala do të transferohet te Galatasaray”, vjen reagimi zyrtar nga klubi turk

“Jamal Musiala do të transferohet te Galatasaray”, vjen reagimi zyrtar nga klubi turk

27 Korrik 2026 20:53 Telesport Duke qenë kohë merkatoje, ndonjëherë mediet e teprojnë me lajmet që publikojnë. Një gjë të tillë ka bërë sot edhe mediumi turk, Hürriyet, i cili publikoi lajmin se Jamal Musiala do të transferohej te Galatasaray në formë huazimi, duke shtuar entuziazmin te tifozët e klubit turk. Megjithatë, asgjë nuk është e vërtetë. Vetë klubi i Galatasaray-it ka reaguar përmes një deklarate për shtyp, duke zbuluar se nuk ka asgjë të vërtetë në këtë mes. “Lajmi se klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Jamal Musiala dhe FC Bayern Munich është i rremë. Kjo është për informacion publik”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit turk. Nga ana e Bayern nuk ka pasur asnjë reagim për këtë lajm. Musiala do të jetë...