Tifozët e Dinamos i kthehen debatit të vjetër, duan që klubi të ruajë emrin dhe stemën origjinale

Tifozët e Dinamos i kthehen debatit të vjetër, duan që klubi të ruajë emrin dhe stemën origjinale

Adriatik BALLA Dinamo është një klub 76 vjeçar. Ajo ka krijuar traditën e saj tashmë dhe njihet gjerësisht si klubi shkollë futbolli në Shqipëri. Edhe arritjet kanë qenë të shumta. por ndryshimi i emrit nga “Dinamo” në “Dinamo City”, ka ngjallur pakënaqësinë e tifozëve. Dhe në fakt, tifozët e Dinamos kanë nisur një tjetër thirrje të fortë drejt drejtuesve të klubit, këtë herë jo për merkato apo trajnerin e sezonit të ardhshëm, por për identitetin historik të skuadrës. Në rrjetet sociale tifozët blu kërkojnë rikthimin te tradita, duke insistuar që Dinamo të paraqitet sezonin e ardhshëm me fanellën klasike blu, stemën tradicionale dhe emrin që përfaqëson historinë e klubit. Sipas tifozëve, vitet e fundit klubi ka humbur një pjesë të identitetit të tij për shkak...