Tifozët e Arsenalit bëjnë fajtor reperin e famshëm për humbjen e trofeut në Budapest

Tifozët e Arsenalit bëjnë fajtor reperin e famshëm për humbjen e trofeut në Budapest

Nëse tifozët e Arsenalit po kërkojnë një fajtor jashtë fushës për humbjen dramatike në finalen e madhe të Champions League në Puskás Aréna të Budapestit, mund t’i kthejnë sytë nga Kanadaja. Reperi i famshëm Drake ka arritur të marrë sërish vëmendjen e botës së sportit, por për arsyen e gabuar: ai sapo ka humbur një bast kolosal prej 1 milion dollarësh duke besuar verbërisht te fitorja e “Topçinjve”. Ndeshja kundër Paris Saint-Germain ishte një rollercoaster i vërtetë emocionesh. Arsenali e preku historinë me një dorë kur Kai Havertz tundi rrjetën pas vetëm 6 minutash lojë, duke ndezur shpresat e tifozëve dhe duke mbrojtur me dhëmbë avantazhin 1-0 deri në pushim. Por, kur përballë ke mbrojtësit e titullit të PSG-së dhe nga ana tjetër mban mbi...