Tifozët argjentinas ‘pushtojnë’ Times Square përpara sfidës me Spanjën
Times Square në Nju Jork u shndërrua në një ‘det flamujsh bardheblu’, këngësh dhe festimesh, pasi mijëra tifozë argjentinas zhvilluan një tubim madhështor përpara finales së Kupës së Botës ndaj Spanjës. Kryqëzimi më i famshëm në botë, i njohur për turistët dhe personazhet e famshëm si Spider-Man, Mickey Mouse apo Elmo, këtë herë pati një protagonist të veçantë: një imitim të Lionel Messit, i cili u rrethua menjëherë nga turma e tifozëve argjentinas. Atmosfera është ndër më fantastiket që është parë gjatë këtij turneu në Nju Jork. Tifozët e Argjentinës kanë organizuar para çdo ndeshjeje një “banderazo”, një tubim tradicional me flamuj, këngë dhe kore, duke u bërë një nga grupet më të zhurmshme dhe më të dukshme të tifozëve në Botëror. Festimi në Times...
Burimi:
javanews.al