Historia e futbollistëve të shquar që refuzuan të stërviten me klubet e tyre për të mundësuar shitjen në treg
Adriatik BALLA Disa futbollistë të njohur kanë mundur të detyrojnë klubet ku luanin që të lehtësonin procedurat e shitjes, pasi nuk u paraqitën në stërvitje, pra duke refuzuar të qëndrojnë më tej. Nuk janë emra dopsido, por disa prej tyre kanë shkruar histori në futboll me klubet ku shkuan. Kështu, në verën e vitit 2012, Modriç ishte i vendosur të largohej nga Tottenham, mes interesimit nga klube të tjera. Madje, ai tentoi ta përshpejtonte situatën duke refuzuar të bashkohej me Spurs në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara. Pak kohë më vonë, ai kërkoi falje për qëndrimin e tij, por pasi tentoi të siguronte një transferim te Real Madrid, u detyrua të stërvitej me ekipin rezervë. Modriç më pas realizoi transferimin te Los...
Burimi:
sot.com.al