Thuram e mbyll me Juventusin. Garë treshe për mesfushorin francez
14 Qershor 2026 21:27 Telesport Khephren Thuram mund të jetë një nga surprizat e mëdha të merkatos verore. Tuttosport zbulon se mesfushori francez mund të mos jetë pjesë e projektit të ri të Juventusit. Edhe pse 25-vjeçari është nën kontratë deri në vitin 2029 me bardhezinjtë, ai mund të largohet që këtë verë, nëse vjen oferta e duhur. Për francezin ka një interesim konkret nga dy gjigantët e Premier League si Liverpool e Man. United. Thuram është gjithashtu nën radarin e Galatasaray-it, por turqit janë më pak favorit, pasi duket e vështirë që në këtë moment të karrierës, Thuram të zgjedh një destinacion të tillë. Te Juventus janë të hapur për largimin e Thuram, por oferta duhet të nisë nga 40 milionë euro.
Burimi:
telesport.al