Teuta dhe Kotobelli ndahën, klubi: Faleminderit kapiten

Teuta dhe Kotobelli ndahën, klubi: Faleminderit kapiten

Klubi durrsak shkruan: “Faleminderit, kapiten Blerim Kotobelli! KF Teuta shpreh mirënjohjen dhe falënderimin më të sinqertë për kapitenin Blerim Kotobelli për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm me fanellën blu. Me shpirt luftarak, pasion dhe udhëheqje brenda dhe jashtë fushës, Blerimi ka qenë një shembull i vërtetë për klubin dhe për tifozët tanë. Faleminderit për çdo sakrificë, për çdo emocion dhe për çdo moment të paharrueshëm. Emri yt do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë së KF Teutës. Të urojmë suksese në çdo hap të ri të karrierës dhe jetës! Faleminderit, kapiten” Post navigation