Tetova te Teuta? Më parë duhet të mbyllë sezonin me Egnatian…
Një lajm i rëndësishëm në këtë fund kampionati. RTSH Sport raporton se trajneri Edlir Tetova do të largohet nga Egnatia në fund të sezonit. Vendimi pritet të marrë formë zyrtare ndoshta që nesër, në një konferencë shtypi të klubit rrogozhinas. Një lëvizje e bujshme kjo nga kampi kampion, që duhet të mendojë që tani për trajnerin e ri. Tetova, do të vazhdojë ta drejtojë Egnatian deri në fund të këtij kampionati, përfshirë edhe sfidat e Final 4. Ai ka fituar gjithçka në krye të Egnatias, dy tituj kampion dhe dy Kupa të Shqipërisë. Nesër është programuar një konferencë shtypi e vetë teknikut i cili mbetet i dënuar nga Disiplina deri në fund të edicionit. Post navigation
Burimi:
sportiim.al