Testi i dytë, Shqipëria e erës Maran sot pret Luksemburgun në ‘Air Albania’
Luksemburgu vjen pas humbjes minimale me Italinë, përballja me kuqezinjtë pas 16 viteve. Shqipëria në provën e dytë miqësore me Rolando Maran në timon. Këtë mbrëmje kuqezinjtë përballen me Luksemburgun në ‘Air Albania Stadium’ me fillim orën 20:00. Tri ditë më parë Shqipëria dështoi me Izraelin 0-1 ndërsa sot të gjithë presin më të mirën përballë modestëve nga Europa të cilët këto vitet e fundit kanë bërë progres të madh sportiv. Në kushte të tilla, ky test miqësor pritet të japë disa përgjigje lidhur me reagimin e kuqezinjëve, modaliteteve eventuale të përdorura nga stafi teknik por dhe qasjes që do bëjë tifozeria shqiptare pas mbështetjes jo dhe aq përballë Izraelit (0-1). Sa i takon kontigjentit, përposa mungesave të deklaruar që në listën e parë të...
Burimi:
sportiim.al