Testet miqësore para Botërorit. Norvegjia dhe Turqia me fitore bindëse (video)
1 Qershor 2026 21:28 Telesport Ditën e sotme janë luajtur disa takime të tjera miqësore, të cilat do t’u shërbejnë shumë ekipeve që do të marrin pjesë në Botëror. Në Oslo, Norvegjia fitoi 3-1 ndaj “komshinjve” të Suedisë. Për norvegjezët shënoi dopietë Jorgen Strand Larsen dhe sulmuesi i Leipzig, Antonio Nusa. Për suedezët ngushtoi shifrat Alexander Isak në minutën e 76-të. Kujtojmë se Norvegjia ka marrë pjesë për herë të fundit në Botëror në vitin 1998, ku u eliminua në fazën e 1/8-ve nga Italia. SHIKOGOLAT Në Stamboll, Turqia bindi para tifozëve të vetë duke fituar 4-0 ndaj Maqedonisë së Veriut. Për turqit shënuan Kokcu 2′, Uzun 16′, Deniz Gul 53′ dhe Yilmaz 70′. Hera e fundit që Turqia ka marrë pjesë në Botëror ka...
Burimi:
telesport.al