Teste/ Dështoi Franca e Spanja, sot kuqezinjtë e U21 e U17, i lënë vendin Kombëtares A nesër me Luksemburgun

Teste/ Dështoi Franca e Spanja, sot kuqezinjtë e U21 e U17, i lënë vendin Kombëtares A nesër me Luksemburgun

Bregu i Fildishtë befasoi dje Francën me atë fitore 1-2 në testin mes tyre në Nantë (Francë) përpara se dy kombëtaret të nisen drejt Amerikes Veriore për të marrë pjesë në Botërorin 2026. Por veç dushit të ftohtë që mori skuadra e Deshamps edhe Spanja e La Fuentes nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 me modestët e Irakut zhvilluar në La Korunja(Spanjë). Suedia nga ana e saj barazoi 2-2 me Greqinë apo Irani që mundi 2-0 në Antalia skuadrën Malin. Gjatë natës Meksika shpartalloi Serbinë 5-1 në miqësoren e zhvilluar në Toluca (Meksikë). Ndërkohë Çekia e cila ka udhëtuar drejt Amerikës mposhti 3-1 Guatemalën në Harrison Megjithatë seria e testeve miqësore për kombëtaret pjesëmarrëse dhe jo vetëm, do të vijojë edhe në ditën në...