Tensionohet pragndeshja Argjentinë-Angli, futbolli rikthen debatin për ishujt Falkland

Tensionohet pragndeshja Argjentinë-Angli, futbolli rikthen debatin për ishujt Falkland

Adriatik BALLA Ministri i Jashtëm i Argjentinës, Pablo Quirno, ka rindezur tensionet historike mes vendit të tij dhe Anglisë vetëm pak ditë para përballjes së tyre në gjysmëfinalen e Kupës së Botës. Quirno publikoi një shkrim ku përsëriti pretendimin e Argjentinës mbi Ishujt Falkland, të njohur në Argjentinë si Malvinas, dhe kërkoi rifillimin e bisedimeve për territorin e kontestuar. Çështja e ishujve ka qenë prej dekadash një temë shumë e ndjeshme në marrëdhëniet mes Argjentinës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe tashmë rikthehet në vëmendje vetëm pak ditë para duelit të madh në fushën e futbollit. Lufta e vitit 1982 në Atlantikun Jugor krijoi një sfond të tensionuar edhe për përballjen mes Argjentinës dhe Anglisë në Kupën e Botës 1986. Diego Maradona e kishte përshkruar më...