Tensione dhe përplasje para sfidës AF Elbasani- KF Tirana, ndërhyn policia
Sot në orën 16:00 do të zhvillohet përballja mes AF Elbasani dhe KF Tirana, e vlefshme për javën e fundit të Kategoria Superiore. Për shkak të rivalitetit dhe tensioneve të njohura mes dy tifozerive, policia në Elbasan ka marrë masa të shtuara sigurie para nisjes së takimit. Atmosfera para sfidës është shoqëruar me incidente dhe tensione jashtë stadiumit. Sipas informacioneve paraprake, një grup tifozësh nga kryeqyteti janë përfshirë në përplasje dhe akte dhune pranë ambienteve sportive, duke shkaktuar momente paniku mes tifozëve të pranishëm. Në zonë kanë ndërhyrë forca të shumta policie për të neutralizuar situatën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e incidenteve. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar rëndë, ndërsa situata mbetet nën monitorim nga autoritetet.
Burimi:
vizionplus.tv