Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Tensione dhe në futboll/ Ekipi iranian në SHBA tregon sesi u prit në Botëror

Kombëtarja e Iranit ndodhet në Shtetet e Bashkuara për ndeshjet përgatitore dhe atmosferën e Botërorit, por udhëtimi dhe qëndrimi i saj janë shoqëruar nga tensione politike dhe protesta të vogla të disa grupeve demonstruesish, përfshirë edhe praninë e flamujve para-revolucionarë të vitit 1979. Trajneri i Iranit, Amir Ghalenoei, në konferencën për shtyp theksoi se skuadra e tij është e fokusuar vetëm te futbolli dhe dëshiron të përfaqësojë me krenari vendin. Ai u shpreh se shpreson që turneu të sjellë gëzim dhe të afrojë kultura të ndryshme, pavarësisht vështirësive që ekipi ka hasur gjatë udhëtimeve dhe ndryshimeve të planit të grumbullimit. Në qendër të vëmendjes ishte edhe sulmuesi dhe ish-lojtari i Interit, Mehdi Taremi, i cili u pyet për protestat e mundshme gjatë ndeshjeve në Los...