Të premten nis sezoni i ri në “Abissnet Superiore”, Drejtori i Garave Sulejmani: Format i ri, garë dinamike & më shumë emocione
Sezoni i ri i “Abissnet Superiore” është gati të nisë, me ndeshjen Vllaznia–Skënderbeu që do të çelë zyrtarisht kampionatin ditën e premte, në orën 21:00, në stadiumin “Loro Boriçi”. Në prag të startit të sezonit 2026–2027, Drejtori i Garave në Federatën Shqiptare të Futbollit, Marjus Sulejmani, ka folur për fshf.org, duke prezantuar risitë e kampionatit, formatin e ri të garës dhe pritshmëritë për një sezon sa më të bukur sportiv. Sulejmani është ndalur fillimisht te starti i kampionatit dhe ceremonia tradicionale e hapjes, e cila këtë vit do të zhvillohet në shtëpinë e kampionëve në fuqi, Egnatias. “Kampionati nis ditën e premte. Ndeshja e parë që do të zhvillohet është Vllaznia – Skënderbeu, në orën 21:00. Gjithashtu ditën e shtunë, do të luhen dy ndeshje...
Burimi:
gijotina.com