Tare drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë duan ta zëvendësojnë me një tjetër shqiptar

Tare drejt largimit nga Milani, kuqezinjtë duan ta zëvendësojnë me një tjetër shqiptar

Milani pritet të ndryshojë sërish në verën e ardhshme. Igli Tare përflitet si një nga personat që mund të ndajë rrugët me klubin kuqezi në fund të këtij sezoni. Sipas mediave italiane, drejtuesit e Milanit po shohin për alternativa të tjera për sa i përket rolit të drejtorit sportiv. “Sky Sport” raporton se në radarët e kuqezinjve është një tjetër shqiptar. Bëhet fjalë për Viktor Bezhanin. Ky i fundit vazhdon karrierën e tij në Francë, aty ku mban postin e drejtorit sportive të Tuluzës. Profili i tij pëlqehet nga kupola drejtuese e Milanit, e cila synon ta bëjë pjesë të projektit për sezonin e ardhshëm./Sport Ekspres/