Tacchinardi thërret Del Pieron: Është i vetmi që mund t’ia rikthejë identitetin Juventusit

Tacchinardi thërret Del Pieron: Është i vetmi që mund t’ia rikthejë identitetin Juventusit

22 Maj 2026 7:54 Alfred Lleshi Kriza e Juventusit vazhdon të shkaktojë debat edhe mes ish-legjendave bardhezi. Alessio Tacchinardi, në një intervistë për “Tuttosport”, kërkoi që John Elkann të përfshijë Del Piero në projektin e ri të klubit. “Isha i zhgënjyer pas Veronës, më pas ndaj Lecce pashë pak gjallëri. Ndërsa kundër Fiorentinës nuk pashë asgjë. Juventusi u shemb pikërisht në momentin vendimtar të sezonit”, – deklaroi Tacchinardi. Ish-mesfushori e ka të vështirë të shpjegojë rënien psikologjike të skuadrës: “E imagjinoj trajnerin duke iu folur vazhdimisht lojtarëve për rëndësinë e ndeshjes, mes stërvitjeve dhe videove. Megjithatë, nuk shërbeu”. Ai kujtoi edhe deklaratat e Thiago Motta, i cili muaj më parë kishte folur për “turp” dhe kishte kërkuar falje. Sipas Tacchinardit, problemi kryesor është humbja e identitetit të...