Ditë zie për sportin shqiptar, ndërron jetë Artan Pogoni. Duka me mesazh ngushëllimi
Një personalitet i njohur i sportit shqiptar, sidomos volejbollit, por edhe jetës akademike, Artan Pogoni, ka humbur jetën ditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak. 54-vjeçari ka pësuar një arrest kardiak në Radhimë ku ishte me pushime. Pavarësisht se u transprotua me autoambulancë në Spitalin e Vlorës, ishte pa shenja jete. Për lajmin e hidhur, ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, përmes një postimi në rrjetet e tij sociale. “Është e vështirë ta besosh lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të Artan Pogonit. Një humbje e madhe për sportin shqiptar dhe për të gjithë ata që e njohën nga afër. Artani ia kushtoi jetën sportit, duke lënë gjurmë si sportist, trajner, pedagog, drejtues dhe komentator. Me profesionalizmin, pasionin dhe përkushtimin...
Burimi:
telesport.al