Ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Celibashi: Të sanksionohet qartë ndarja mes shtetit dhe partisë në pushtet!
Keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe shkrirja e vijës ndarëse mes shtetit dhe partisë në pushtet, të evidentuara si problematikat kryesore në raportin e fundit të OSBE/ODIHR-it, kërkojnë një adresim të menjëhershëm. Ky është vlerësimi i kreut të KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Ai kërkon që reforma e ardhshme zgjedhore të forcojë garancitë ligjore në këtë drejtim dhe u paraqet palëve politike pesë propozime konkrete. I pari është përcaktimi i qartë në Kodin Zgjedhor i nocionit “burime administrative dhe/ose shtetërore”. “Ky nocion duhet të përfshijë fondet publike, asetet publike, automjetet shtetërore, ndërtesat publike, personelin e administratës, sistemet elektronike të institucioneve, bazat shtetërore të të dhënave, faqet zyrtare të institucioneve publike dhe funksionarëve, platformat institucionale në rrjetet sociale, fushatat e komunikimit publik, aktivitetet ceremoniale, programet publike dhe çdo autoritet...
Burimi:
sot.com.al