Lamallari urdhër të prerë Policisë: Kontrolle çdo 15 minuta për muzikën e lartë, 45 decibel pas orës 20:00
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka publikuar në Facebook udhëzimin e ri për kufizimin e zhurmave gjatë sezonit turistik, duke bërë të qartë se Policia e Shtetit dhe autoritetet vendore janë të ngarkuara me kontrollin dhe zbatimin e tij. Udhëzimi i përbashkët i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministrisë së Mjedisit dhe Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale përcakton kufijtë e zhurmës për lokale, bare, restorante, diskoteka, klube nate dhe subjekte të tjera që përdorin muzikë të amplifikuar ose pajisje elektroakustike. Sipas udhëzimit, nga ora 11:00 deri në 20:00 niveli i zhurmës nuk duhet të kalojë 65 dB(A), ndërsa nga ora 20:00 deri në 24:00 kufiri maksimal është 45 dB(A). Niveli i zhurmës do të matet në mjedise publike në intervale prej...
Burimi:
shkodraweb.com