Dyshime për varrezë masive në Zubin Potok, nisin gërmimet në Kalludër
Kosova E Martë, 28 Korrik 2026 20:11 Në fshatin Kalludër të Zubin Potokut, autoritetet kanë nisur gërmimet pas ngritjes së dyshimeve për varrezë masive nga lufta në Kosovë. Në terren janë angazhuar ekipet e Institutit të Mjekësisë Ligjore që kanë kryer gërmimet dhe ekzaminimet forenzike. Ndërkohë për shkaqe sigurie në vendngjarje janë paraqitur edhe ekipet e Policisë së Kosovës, krahas tyre edhe njësitet e EULEX-it. Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kërkesa për gërmime në Kalludër vjen në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që udhëhiqen nga ky institucion, derisa ka bërë të ditur se dy personat ndaluar për 48 orë ditën e sotme kanë lidhje me rastin. “Në kuadër të këtij procesi, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, M.J...
Burimi:
kohajone.com