Superliga: Pogradeci dhe Tirana në finalet play off për titullin kampion në volejboll për femra
Janë luajtur dy ndeshjet e dyta gjysmëfinale play off në volejboll për femra, që kanë përcaktuar Pogradecin dhe Tiranën si dy finalistet, që do të luajnë për titullin kampion për sezonin sportiv 2025-2026. Në Pogradec, skuadra vendase fitoi 3-0 (27-25, 25-18, 25-14) ndaj Skënderbeut, që në këtë sfidë ishte pritës. Një ndeshje me rivalitet vetëm në setin e parë, pasi më tej dominoi skuadra liqenore, që avancon pa probleme në finale. Po 3-0 fitoi edhe Tirana, që mundi Dinamon në derbin kryeqytetas (25-16, 25-16, 25-14). Një ndeshje pa histori, e kontrolluar nga bardheblutë, ndjeshëm më superiore karshi një Dinamo pa grintë dhe që bëri shumë gabime. Play off-Femra, gjysmëfinale Nd.1, Pogradeci – Skënderbeu, 3-0 Nd.1, Tirana – Dinamo, 3-2 Nd.2, Skënderbeu – Pogradeci, 0-3 (0-2)...
Burimi:
telesport.al