Superioria, sot goglat e sezonit
Edicioni i 88 i Abissnet Superiore nis nga sot teksa në FSHF (11:00) do te hidhet shorti për 10 skuadrat në garë. Ky sezon 2026/27 është parashikuar për t’u luajtur fillimisht 27 javë (3 faza). Më pas gjashtë ekipet e renditura në vendet e para do të ndahen në grupin që lufton për titullin kampion. Ata do të luajnë dy faza me sfida vajtje-ardhje në 10 javë të tjera. Ndërkaq katër skuadrat e fundit do të jenë në fazën “play out” për të mos rënë nga elita në duelin vajtje-ardhje duke përshkuar dhe 9 javë. Kampionati nis me 22 gusht dhe mbyllet me 9 maj 2027. Post navigation
Burimi:
sportiim.al