Sulmuesi/ Salah po udhëheq Egjiptin drejt suksesit në Botëror

Sulmuesi/ Salah po udhëheq Egjiptin drejt suksesit në Botëror

Ende pa vendim për të ardhmen në nivel klubesh, Mohamed Salah, po ndërton trashëgiminë e tij me Egjiptin. Salah shënoi golin e tij të 68-të për Egjiptin, në fitoren 3:1 ndaj Zelandës së Re. Dhe tani është një gol larg rekordit për gola për Egjiptin, që e mban selektori aktual, Hosam Hasan. Për yllin egjiptian, Salah, ishte goli i tretë në Kupa të Botës. Ai realizoi dy herë në Rusia 2018. Asnjë lojtar egjiptian nuk ka shënuar kaq shumë gola në Kupë të Botës. Salah luajti për Liverpulin për nëntë edicione. Fitoi dy tituj të Premier Leagues dhe u bë golashënuesi më i mirë i huaj në ligën elitare angleze. 34-vjeçari megjithatë pati rënie të formës në edicionin e fundit dhe mes tensioneve njoftoi se...