Spektakël i garantuar, publikohen formacionet e Spanjë-Belgjikë
Spanja dhe Belgjika përballen në çerekfinalen e Kupës së Botës, në takimin e parë zyrtar mes tyre pas 17 vitesh. Dy kombëtaret vijnë në këtë sfidë pas fitoreve bindëse, por me rrugë të ndryshme drejt fazës me eliminim direkt. Skuadra iberike eliminoi Portugalinë falë golit vendimtar të Mikel Merinos në minutat e fundit, duke siguruar çerekfinalen e parë në një Botëror që nga viti 2010, kur ngriti edhe trofeun. Nga ana tjetër, Belgjika mbërrin me besim të madh pas suksesit 4-1 ndaj SHBA-së. Skuadra e drejtuar nga Rudi Garsia është e para në këtë edicion të Kupës së Botës që ka kaluar shifrën e 100 goditjeve drejt portës, ndërsa ka zgjatur serinë pa humbje në 18 ndeshje. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet...
Burimi:
javanews.al