Spektakël dhe shfaqje force nga djemtë e Deshamp, gjelat mposhtin Senegalin, i fusin frikën pretendentëve
Franca e ka nisur me fitore aventurën e saj në Kupën e Botës, duke triumfuar 3-1 ndaj Senegalit në ndeshjen e parë të Grupit I, të zhvilluar në stadiumin “MetLife”. Pjesa e parë ishte e varfër në raste, me momentin më të rrezikshëm që erdhi në minutën e 24-t, kur Nikolas Xhekson goditi shtyllën e portës së Majk Menjo pas një goditjeje të fortë me të majtën. Përtej këtij episodi, skuadrat nuk arritën të krijonin raste të tjera të pastra dhe 45 minutat e para u mbyllën me rezultatin 0-0. Franca e nisi më mirë pjesën e dytë dhe iu afrua golit në minutën e 53-të, por Majkëll Olize u ndal nga portieri Eduard Mendi. Pesë minuta më vonë, francezët kërkuan penallti pas një kontakti...
Burimi:
ntv.al