Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale

Spanja mund Francën 2-0 dhe arrin në finalen e Kupës së Botës, “gjelat” francezë zhgënjejnë në gjysmëfinale

Nga Adriatik BALLA Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026. Ajo mundi mbrëmë Francën në një duel yjesh të futbollit botëror. Kjo gjysmëfinale ishte konsideruar me të drejtë edhe si finalja e madhe nisur nga përbërja e lojtarëve cilësorë që kanë të dy ekipet. Mbrëmë spanjollët treguan potencial të madh në mesfushë dhe e izoluan Francën, duke ia pamundësuar asaj të dalë në lojën e vet më të mirë. 15 minutat e para të ndeshjes ishin të barabarta, ku të dyja skuadrat analizonin lojën e njëra-tjetrës. Por një episod do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes. Gjyqtari akordon penallti për Spanjën në minutën e 22-të. Golin e epërsisë 1:0 për spanjollët e shënoi Mikel Ojarzabal. Ai ishte i saktë nga pika e bardhë...