Spanja “mbyt” Francën dhe prek finalen e madhe pas plot 16 vitesh. Mbappe, Olise & Co totalisht në hije (video)

Spanja “mbyt” Francën dhe prek finalen e madhe pas plot 16 vitesh. Mbappe, Olise & Co totalisht në hije (video)

Spanja është finalistja e parë e Kupës së Botës 2026. Në gjysmëfinalen e zhvilluar në Arlington në Texas, Spanja ka dominuar totalisht ndaj Francës dhe fitoi me shifrat 2-0. Sfida u zhbllokua në minutën e 22-të, falë penalltisë së shëndërruar në gol nga Mikel Oyarzabal në minutën e 22-të. Ishte një gabim trashanik i Lucas Digne, ku pas një topi të gjatë të Marc Cucurella, mbrojtësi francez bëri një ndërhyrje të pafalshme ndaj Lamine Yamal dhe arbitri nuk pati asnjë dyshim që ishte penallti. Godet Oyarzabal, Mike Maignan kupton krahun por nuk e shmang dot përfundimin e topit në rrjetë. Në minutën e 29-të, përkeqësohen akoma edhe më shumë gjërat për Francën. Lideri i mbrojtjes, William Saliba, lë fushën e lojës i dmëtuar. Në vend...