Spanja dominon ndeshjen, por finalja shkon në shtesë. “Skuqet” Argjentina
Pavarësisht se finalja nisi shumë vrullshëm në minutat e para, koha e rregullt në Spanjë-Argjentinë është mbyllur në barazim 0-0. Në minutën e 5-të Spanja pati një mundësi të mirë shënimi me Lamien Yamal, pas asistit të Dani Olmo, por goditja e sulmuesit devijohet nga Lisandro Martinez dhe në fund ndalet nga portieri Emi Martinez. Një minutë më pas, kundërsulm i shpejtë i Argjentinës, Messi lë pas mbrojtësit e Spanjës, por Unai Simon del nga zona e tij dhe largon rrezikun. Minutat në vijim ishin shumë të vakta për të dy skuadrat, pa ndonjë rrezik serioz. Goditja e parë drejt portës nga Spanja do të vinte në minutën e 38-të, ku gjuajtja e Mikel Oyarzabal ishte qendrore dhe u prit pa problem nga Martinez. Në...
Burimi:
telesport.al