“Spalletti është një gjeni, i përmirëson skuadrat e tij. Yildiz, i destinuar të rritet edhe më shumë”

“Spalletti është një gjeni, i përmirëson skuadrat e tij. Yildiz, i destinuar të rritet edhe më shumë”

Trajneri i Turqisë, Vincenzo Montella, ishte i ftuar në “Sky Sport” pas Juventus-Bologna dhe foli për Juventusin, Kenan Yildiz, Luciano Spalletti dhe punën e tij me kombëtaren turke. Për Spalletti tha: “Është një trajner që shpik, studion, përpunon, skuadrat e tij gjithmonë luajnë mirë. Është një gjeni”. Për Yildiz në pankinë, Montella u shpreh se është i lumtur kur lojtarët janë mirë dhe pa rrezik, duke preferuar kujdesin në menaxhim. Për Turqinë, ai theksoi mungesën e një sulmuesi tipik “numër 9”, duke u mbështetur te shpejtësia dhe talenti në sulm. Për Yildiz shtoi: “Është një lojtar me mentalitet, gjithmonë dëshiron të përmirësohet… Është i destinuar të rritet edhe më shumë. Preferon krahun e majtë, ku është shkatërrues në duelet 1 kundër 1”. Montella vlerësoi edhe Arda Güler,...