Spalletti e kërkon, Carnevali provon… “Kohë shtesë” me Vlahovic për rinovim me Juventusin
15 Qershor 2026 8:14 Alfred Lleshi Historia ende nuk ka përfunduar. Dhe mundësia që Dusan Vlahovic të vazhdojë te Juventusi mbetet e hapur. Kontakti i fundit zyrtar mes palëve ishte më 3 qershor, kur mungesa e marrëveshjes për rinovimin dukej se vuloste largimin e sulmuesit serb, kontrata e të cilit skadon në fund të muajit. Megjithatë, në Torino ka ndodhur një ndryshim i rëndësishëm; kalimi i roleve nga Comolli te Carnevali. Ky ndryshim nuk rrit mundësitë financiare të Juventusit, por mund t’i japë shtysë një rinovimi të papritur. Për këtë temë kanë diskutuar edhe Spalletti dhe Carnevali në “Forte dei Marmi”. Trajneri italian mbështet fort qëndrimin e Vlahovic, madje më shumë se afrimin e Sorloth apo rikthimin e Kolo Muani. Nëse serbi ul disi kërkesat...
Burimi:
telesport.al