Sonte luhet Spanjë-Austri, publikohen formacionet zyrtare
Spanja, një nga favoritët për trofeun në këtë Botëror, ka përballë Austrinë si pengesë të radhës. Kombëtarja iberike, që ka një histori të pasur në këtë turne, duhet të thyejë tabunë e dy kampionateve të fundit, ku është larguar menjëherë në fazën me eliminim direkt. Për Austrinë, e rikthyer në finalet e Kupës së Botës pas 28 vitesh, ky është një duel i vështirë, edhe pse të vetmen përballje me Spanjën në finalet e këtij turneu e ka fituar 2-1 në vitin 1978. Pak minuta para fillimit janë zbuluar edhe formacionet zyrtare. FORMACIONET ZYRTARE
Burimi:
javanews.al