Sonte Bayern-PSG në Vizion Plus, duel për lavdinë në “Allianz”, Europa pret spektaklin e radhës dhe finalistin e dytë
Europa futbollistike dhe jo vetëm, është gati të shijojë sonte një tjetër ndeshje të mrekullueshme në çiftin Bajern- Paris Saint-Germain. Mesjavën e kaluar në Paris, në aktin e parë të kësaj gjysmëfinale, u shënuan 9 gola për një fitore të bukur 5 me 4 të skuadrës së Luis Enriches. Ndaj duke marrë në konsideratë historinë e asaj sfide, por edhe potencialin sulmues dhe lojën që zhvillojnë të dyja ekipet edhe përballja sonte në orën 21:00 që transmetohet në Vizion Plus, pritet të jetë po kaq e bukur. Kampionët në fuqi të Europës nisen si favoritë vetëm nga rezultati i ndeshjes së parë. Parisienët kërkojnë finalen e tretë në histori. Pas një pjese të parë të edicionit jo në top formë, ata kanë përsëritur veten pasim,...
Burimi:
vizionplus.tv