Skënderbeu kërkon trajner të ri, Dinamon e kapin largimet pa u mbyllur sezoni

Skënderbeu kërkon trajner të ri, Dinamon e kapin largimet pa u mbyllur sezoni

Adriatik BALLA Kampionati po shkon drejt fundit dhe katër skuadrat ë po luajnë në “Final Four” kanë intensifikuar potencën e tyre në fushë për të mundësuar arritjen te titulli. Nuk është e lehtë, sidomos pas ndeshjeve të xhirove të para, ku kryesuesit e garës, Vllaznia dhe Elbasani, nuk ia dolën të fitonin dhe kjo bëri që gara të hapej plotësisht dhe tani janë në vorbullën e pretendimeve edhe Dinamo dhe Egnatia që fituan në xhiron e parë të “play-off”-it. Ndërkohë që vëmendjen e marrin pikërisht klubet që luajnë në “Final Four”, duket se lajmet më të mëdha po i prodhojnë ata që janë pushim në këtë fazë, skuadra si Skënderbeu i sapongjitur në elitë apo dhe Partizani që mbylli një edicion zhgënjyes në të gjitha...