“Antireformë diskriminuese”, Tritan Shehu reagon ashpër: Rama po denigron Gjirokastrën, Përmetin dhe Libohovën

“Antireformë diskriminuese”, Tritan Shehu reagon ashpër: Rama po denigron Gjirokastrën, Përmetin dhe Libohovën

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, ka reaguar ndaj projektit për reformën e re territoriale, duke e cilësuar atë një “antireformë” që, sipas tij, cenon historinë, identitetin dhe vlerat e komuniteteve në jug të vendit. Përmes një postimi në “Facebook”, Shehu akuzon kryeministrin Edi Rama se po synon të bashkojë në mënyrë arbitrare bashki me histori dhe tradita të veçanta, pa konsultim me qytetarët, duke argumentuar se një veprim i tillë do të zbehë identitetin dhe trashëgiminë e tyre. “Antireforma e Ramës denigron Gjirokastrën, Libohoven, Dropullin, Tepelenën, Memaliajn, Përmetin dhe Këlcyrën. Denigron vetë vlerat kombëtare. Bashkimi arbitrar i komuniteteve me histori, identitet, tradita dhe kontribute të veçanta nuk është një veprim administrativ i zakonshëm. Nuk është një mbledhje aritmetike. Përkundrazi, është një zbritje në aritmetikën...