Çështja e emërimit të ministres “Diella”, PD akuza Gjykatës Kushtetuese se po shkel ligjin, ja si GJK ka tejkaluar…

Çështja e emërimit të ministres “Diella”, PD akuza Gjykatës Kushtetuese se po shkel ligjin, ja si GJK ka tejkaluar…

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar dje në rrjetet sociale, ndërsa ka akuzuar Gjykatën Kushtetuese se po shkel ligjin, pasi sipas tij ka tejkaluar çdo afat dhe nuk ka shpallur një vendim për çështjen e emërimit të Ministres virtuale “Diella”. Në reagimin e tij, Bardhi thekson se edhe megjithëse ka kaluar thuajse një vit që kur opozita i është drejtuar “Kushtetueses”, ende nuk ka një vendim. Ai thekson gjithashtu se duke qenë se shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026, ligji e detyron Kushtetuesen që brenda 30 ditëve nga përfundimi i seancës, të shpallte vendimin përfundimtar të arsyetuar, gjë që nuk ka ndodhur. Sipas Bardhit, heshtja dhe zvarritja në një çështje me rëndësi të lartë...