Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor/ Heqje përgjithmonë e patentës, gjoba më të larta dhe rregulla të…

Hyjnë në fuqi ndryshimet e reja në Kodin Rrugor/ Heqje përgjithmonë e patentës, gjoba më të larta dhe rregulla të…

Kanë hyrë fuqi që nga 5 gushti, ndryshimet e reja në Kodin Rrugor, të miratuara nga Kuvendi gjatë muajit qershor. Rregullat e reja ashpërsojnë ndjeshëm masat ndaj shkelësve, veçanërisht për drejtuesit që kapen duke drejtuar mjetin nën efektin e alkoolit. Sipas ndryshimeve, çdo drejtues automjeti që konstatohet për herë të dytë me nivel alkooli në gjak mbi 0.5 gram për litër (g/l), pasi është ndëshkuar më parë për të njëjtën shkelje, do t’i hiqet leja e drejtimit në mënyrë të përhershme. Masa më të forta janë parashikuar edhe për drejtuesit që organizojnë ose marrin pjesë në gara shpejtësie në rrugë, si dhe për ata që kryejnë manovra të rrezikshme, ndryshojnë vazhdimisht korsinë pa sinjalizim apo shfaqin sjellje agresive që cenojnë sigurinë e përdoruesve të tjerë...