Skënderbeu gati rikthimi në Superiore, Laçi një hap larg promovimit

Skënderbeu gati rikthimi në Superiore, Laçi një hap larg promovimit

Kurbinasit nëse fitojnë nesër do ju mjaftojë një pikë nga zyrtarizimi i rikthimit në Abissnet Superiore. Javë përcaktuese për verdikte. Kjo ngjet në Kategori të Parë e cila zhvillon raundin e 31-të të saj. Me Skënderbeun që ngjitja në Superiore e ndan nga fitorja e nesërme me Kastriotin në Korçë, vendi i dytë Laçi do të duhet të mbyllë llogaritë e tij me fitore ndaj Pogradecit që e ndjek me 3 pikë më pak. Në fakt, ky është dueli delikat që për kurbinasit konsiderohet një sfidë e zakonshme ndërsa me qasjen mediatike, liqenorët e kanë fryrë jashtëzakonisht shumë atë. Sigurisht ndonëse me shanse minimale për të marrë një biletë për në elitë, Pogradeci ka të drejtë pasi për ta kjo shihet si mundësia e fundit...