Skandali i Courtouis te Belgjika hap diskutime, vendos kushtin e pazakontë: Më thërrisni për ndeshje të rëndësishme, ndryshe nuk vij më në Kombëtare
Portieri i Belgjikës, Thibaut Courtois, ka lënë të hapur të ardhmen e tij me kombëtaren pas eliminimit në çerekfinalet e Kupës së Botës 2026 ndaj Spanjës. Gardiani i Real Madridit u detyrua të largohej nga fusha i dëmtuar gjatë pjesës së dytë, ndërsa më pas pranoi se do të marrë kohë për të vendosur nëse do të vazhdojë apo jo të përfaqësojë “Djajtë e Kuq”. 34-vjeçari theksoi se trupi i tij ka kaluar shumë sfida gjatë viteve të fundit dhe se pas një karriere të gjatë në nivelin më të lartë, duhet të vlerësojë me kujdes gjendjen fizike dhe motivimin për ciklin e ardhshëm. Ai nuk e përjashtoi rikthimin, por as nuk dha garanci se do të jetë pjesë e Belgjikës në ndeshjet e ardhshme....
Burimi:
sportekspres.com