“S’ka makinë pa foton e Maradonës dhe të Che Guevarës”, Ish-portieri kuqezi rrëfen jetën në Argjentinë

“S’ka makinë pa foton e Maradonës dhe të Che Guevarës”, Ish-portieri kuqezi rrëfen jetën në Argjentinë

Ish-portieri i Kombëtares shqiptare, Halim Mersini, është rikthyer në Shqipëri pas 29 vitesh jetese në Argjentinë. I ftuar në emisionin “Mega Sport” me Altin Sulçen në A2 CNN, Mersini ndau eksperiencën e tij si emigrant dhe foli për kulturën sportive e shoqërore në vendin e Amerikës Latine. Mersini theksoi se Maradona mbetet një ikonë në Argjentinë, për vet personalitetin e tij, ndonëse të rinjtë janë më afër Mess-it. “Për momentin jam këtu në Shqipëri. Jeta në Argjentinë ka qenë jeta e një emigranti. Argjentinasit janë shumë nacionalist, në kuptimin e mirë të fjalës. Më vonë e vura re që edhe në vende të tjera ashtu funksionon, nëse një klub kontrakton një trajner ai do marri grupin e vet të punës. Kur shkova në Argjentinë isha...