Si fati e ndihmoi Argjentinën! Trajneri do nxirrte nga fusha lojtarin që shënoi golin e fitores ndaj Zvicrës, nuk e lejoi dëmtimi i Paredes

Si fati e ndihmoi Argjentinën! Trajneri do nxirrte nga fusha lojtarin që shënoi golin e fitores ndaj Zvicrës, nuk e lejoi dëmtimi i Paredes

Jose Manuel “Flaco” Lopez ka zbuluar një prapaskenë interesante nga fitorja dramatike e Argjentinës ndaj Zvicrës në çerekfinalen e Kupës së Botës 2026, ndeshje që përfundoi 3-1 pas kohës shtesë. Sulmuesi i Palmeiras tregoi se fillimisht ishte planifikuar të zëvendësonte Julian Alvarezin, por një shqetësim fizik i Leandro Paredes ndryshoi planet e stafit teknik të Lionel Scalonit. Në vend që të dilte Alvarez, nga loja u largua Paredes, ndërsa Lopez u fut në fushë vetëm pak minuta para momentit vendimtar të takimit. Vetëm dy minuta pas hyrjes së tij, ai mbrojti topin në hyrje të zonës dhe dha një asist perfekt për Julian Alvarezin, i cili realizoi një supergol në trekëndësh, duke i dhënë Argjentinës avantazhin 2-1 në kohën shtesë. Ky moment hapi rrugën drejt...