“Shumë vite me ne”; plani i Marottës për rinovimin e Chivu dhe objektivat e parë në merkato

“Shumë vite me ne”; plani i Marottës për rinovimin e Chivu dhe objektivat e parë në merkato

5 Maj 2026 14:03 Alfred Lleshi Me ose pa “yllin e argjendtë”, Cristian Chivu është e ardhmja e Interit. Këtë e dëshiron vetë trajneri, lojtarët që kanë krijuar një raport të fortë me të, duke lehtësuar rrugën drejt titullit të 21-të, por edhe drejtuesit, që kanë vlerësuar rritjen e tij javë pas jave në sezonin e parë të plotë në Serie A. Pas fitores vendimtare ndaj Parmës, presidenti Beppe Marotta deklaroi: “Ky është titulli i Cristian Chivu dhe i skuadrës. E zgjodhëm me guxim, mund të qëndrojë tek Interi për shumë vite”. Kontrata 2-vjeçare e firmosur në verën 2025 pritet të zgjatet. Marotta synon të rinovojë me të deri më 2028, me pagë nga 2.5 në 3.5 milionë euro në sezon. Chivu do të jetë në...