No Image Available

Shuhet sulmuesi i Elbasanit Fatjon Bunjaku, reagon Duka

Një aksident në aksin Prishtinë- Mitrovicë i merr jetën mëngjesine sotëm lojtarit të AF Elbasanit Fatjon Bunjaku. 22-vjeçari u afrua tek Elbasani në verën e kaluar duke kërkuar rritjen e progresit sportiv individual në Abissnet Superiore.Ai pati paraqitje me Kosovën U21, dhe me Malishevën, Gjilanin, Lirinë e Prizrenit dhe Trepçën. “Ka ndërruar jetë tragjikisht Fatjon Fatmir Bunjaku. Të nderuar bashkëvendas, ju njoftojmë që mbrëmë në një aksident tragjik ka ndërruar jetë Fatjon Fatmir Bunjaku. Për ditën dhe orën e varrimit do t’ju njoftojmë me kohë”, shkruhet në njoftimin e publikuar në rrjetet sociale nga fshati Samadrexhë i komunës së Vushtrisë. Ndërkohë ka reaguar me një postim edhe presidenti i FSHF-së Armand Duka “Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të...