Shqipëria mbyll fazën e grupeve, nesër përballet me Francën në 1/8-at e Kampionatit Europian të Socca-s
Kombëtarja shqiptare e Socca-s mbylli fazën e grupeve në Kampionatin Europian që po zhvillohet në “Shtëpinë e Futbollit”, pas ndeshjes ndaj Sllovenisë, e fituar nga kundërshtarët me rezultatin 3-2. Kuqezinjtë e nisën shumë mirë sfidën, duke kaluar në avantazh 1-0 falë golit të Mario Ademit. Megjithatë, Sllovenia reagoi dhe arriti të përmbysë rezultatin me tre gola të realizuar gjatë takimit. Në minutat e fundit, Shqipëria u rikthye në lojë me golin e Oltion Rrapës, duke rihapur sfidën, por pa mundur të shmangte humbjen minimale 3-2. Pavarësisht rezultatit, Kombëtarja shqiptare ka siguruar kualifikimin në raundin e 1/8-ave të Kampionatit Europian të Socca-s, duke vijuar rrugëtimin në këtë turne që po organizohet për herë të parë në Shqipëri. Në fazën e 1/8-ave, Shqipëria do të përballet nesër...
Burimi:
telesport.al