Shqipëria humb miqësoren me Izraelin në “Air Albania”, Maran e nis me humbje aventurën në krye të kuqezinjve
Adriatik BALLA Trajneri Rolando Maran e nisi me humbje aventurën e tij në krye të përfaqësueses kuqezi, pasi mbrëmë Kombëtarja jonë humbi miqësoren me Izraelin në stadiumin “Air Albania” me rezultatin 0-1. Ishte një ndeshje përgjithësisht e barabartë, por diferencën e bëri goli i Izraelit në pjesën e dytë. Në këtë takim, trajneri Maran e nisi ndeshjen me portierin Sherri në portë, kurse në mbrojtje rreshtoi Gjimshitin e Ajetin në qendër, kurs enë krahë Hysajn dhe Mitajn. Në mesfushë angazhoi Laçin, Asllanin dhe Ramadanin, kurse në sulm Brojën, Hoxhën dhe Mehmetin. Minutat e para të ndeshjes ishin të vrullshme për kuqezinjtë, që synuan të gjenin shpejt golin e epërsisë. Gjithsesi, u desh të vinte minuta e 10-të që Shqipëria të regjistronte një rast të artë...
Burimi:
sot.com.al