Shpërthen Quaresma: Më mirë ta mbyll këtu, ndryshe do të them gjëra për të cilat më pas do të pendohem…
Eliminimi i Portugalisë nga Spanja në 1/8-at e Botërorit 2026 e zemëroi Ricardo Quaresma. Ish-lojtari portugez kritikoi ashpër paraqitjen e skuadrës, madje edhe përballë Rúben Dias, pas ndeshjes. “Të gjithë thoshin se kjo ishte kombëtarja më e mirë në historinë e Portugalisë, por në ç’kuptim? Çfarë ka fituar? Po kthehemi në shtëpi kokulur. Mesfusha, sulmi dhe mbrojtja ishin shumë poshtë nivelit. Më mirë ta mbyll këtu, sepse përndryshe do të them gjëra për të cilat më pas do të pendohem”, – deklaroi ai. Quaresma shtoi: “Ia falëm ndeshjen Spanjës, e cila bëri çfarë deshi. Ishim të ngadaltë, pa ritëm dhe pa dëshirë”. Rúben Dias u kundërpërgjigj: “Mendoj se po përparonim. Spanja ka një identitet të konsoliduar futbolli, ndërsa ne kemi lojtarë të jashtëzakonshëm, por jo të...
Burimi:
telesport.al