Shpallet “Trajneri i Vitit në Premier”, Arteta i bindur: Arsenal do ta fitojë finalen e Champions League

Shpallet “Trajneri i Vitit në Premier”, Arteta i bindur: Arsenal do ta fitojë finalen e Champions League

27 Maj 2026 9:04 Telesport Arsenal është plot besim përpara finales së Champions League që do të luhet ditën e shtunë në Hungari kundër PSG. Trajneri i “topcinjve” Mikel Arteta thotë se ata janë të bindur se do ta realizojnë këtë ëndërr. Arsenal, pasi fitoi titullin në Premier League pas 22 vitesh, beson se mund t’ia dalë mbanë të triumfojë edhe në Europë. Duke folur pasi mori çmimin e trajnerit të sezonit në Premier League, Arteta tha se fitorja e titullit të Arsenal mund të rrisë perspektivat e tyre këtë fundjavë. “Mund të ndjeni energjinë, pozitivitetin dhe besimin tek lojtarët dhe të gjithë ata përreth klubit. Kjo është një mundësi e mrekullueshme për të shkruar histori të re në klubin tonë të futbollit,” tha ai. “Jemi të bindur se...