Shorti nuk i buzëqesh Dinamos për Play Off-in e Conference League, Ilir Daja duhet të bëj çmendurinë për të hyrë në grupe

Shorti nuk i buzëqesh Dinamos për Play Off-in e Conference League, Ilir Daja duhet të bëj çmendurinë për të hyrë në grupe

Dinamo City ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “play-off” të UEFA Conference League, por për të arritur deri aty duhet fillimisht të eliminojë Auda në raundin e tretë kualifikues. Nëse skuadra shqiptare arrin të kalojë letonezët, atëherë në fazën vendimtare për një vend në ligën e Konferencës do të përballet me humbësin e çiftit mes Pafos të Qipros dhe Red Bull Salzburg të Austrisë. Ky është padyshim një short shumë i vështirë për Dinamon. Red Bull Salzburg është një nga klubet më të forta në Austri dhe me përvojë të madhe në arenën europiane, ndërsa edhe Pafos ka treguar rritje të konsiderueshme vitet e fundit, duke investuar fuqishëm dhe duke qenë një rival mjaft konkurrues në kupat e Europës. Megjithatë, para se të mendojë...